Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari propozoi sot në takimin me kryetarët e forumeve studentore një model sipas të cilit 10 nga 12 provimet teorike të jurisprudencës jepen në shqip, ndërsa dy provimet praktike mbeten në maqedonisht me përkthyes në institucionet gjyqësore.

Studentët shqiptarë e quajtën propozimin arritje, por e refuzuan si të pamjaftueshëm, duke kërkuar provimin plotësisht në shqip dhe paralajmëruar protestën e pestë; modeli do t’i dërgohet për mendim Komisionit të Venecias (sesioni 11–12 dhjetor).

Burimi: TV21