Të miturit që përfshihen në veprime të dhunshme gjatë protestave mund të mbajnë përgjegjësi penale që në moshën 14 vjeç, paralajmëroi Ministria e Brendshme.

Zëvendësministrja Anisa Ruseti sqaroi se sipas Kodit Penal, përgjegjësia penale për krimet fillon në moshën 14 vjeç, ndërsa për kundërvajtjet penale në moshën 16 vjeç, dhe u bëri thirrje të rinjve: “Largohuni nga dhuna!”

Ajo tha se situata është nën kontroll, pavarësisht akteve të dhunës të regjistruara deri në orët e pasdites, mes tyre edhe sulmi ndaj Gjykatës së Apelit në Tiranë, dhe falënderoi prindërit që shoqëruan fëmijët në shkollë.

Burimi: Shqiptarja.com