Personat që kryejnë akte dhune gjatë protestave mund të përfshihen në një listë të zezë në sistemin TIMS, me synimin që t’u kufizohet hyrja në vendet e Bashkimit Europian.
Sipas burimeve të brendshme të Top Channel nga grupi i punës pranë Kryeministrisë që po harton paketën, propozimi parashikon identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës dhe regjistrimin e tyre në sistem.
Nisma lidhet me paketën e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama këtë të hënë, ndërsa grupi i punës po merret me përgatitjen e masave që synojnë trajtimin e rasteve të dhunës.
Burimi: report.al




Leave a Reply