Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ka regjistruar 3 materiale kallëzuese për veprimet e policisë gjatë protestave të dhunshme.

Po hetohen dëmtimi i 19-vjeçarit Ledion Balla, të cilit iu thye këmba më 13 tetor pranë Parlamentit, dhe i 21-vjeçarit Muhamed Skana, i përplasur me forcë në asfalt më 16 tetor pranë Ministrisë së Arsimit, si dhe një dosje e tretë për veprimet e të gjithë efektivëve.

Pas videos së Ballës, katër policë dhe shefi i Rendit i Komisariatit Nr. 1 u pezulluan nga detyra.

Burimi: Shqiptarja.com