Thirrjes për protestë në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës nuk i janë përgjigjur ende studentët; protesta ishte paralajmëruar rreth orës 10:00, por deri më tani nuk ka grumbullim në ambientet e universitetit.

Mes studentëve ka qëndrime kundërshtuese: disa studente nuk e mbështesin nismën; pretendojnë se një pjesë e studentëve po nxiten të ndërpresin mësimin për t’iu bashkuar protestës ose për të mos bërë mësim.

Mbetet për t’u parë nëse në orët në vijim do t’i përgjigjen thirrjes dhe sa do të jetë pjesëmarrja.

Burimi: Top Channel