Një grup gjimnazistësh protestues kanë nisur marshimin në rrugët e Elbasanit; u ndalën pranë gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” ku u bënë thirrje bashkëmoshatarëve t’u bashkoheshin.

Tentuan të rrëzonin derën e shkollës, por u larguan nga policia; grupi vijon marshimin drejt gjimnazeve të tjera të qytetit.

Burimi: Top Channel