Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti sot në selinë e PD-së një delegacion të Heritage Foundation dhe përfaqësues të organizatave amerikane, me të cilët diskutoi situatën politike në Shqipëri, protestat studentore dhe nevojën për krijimin e një qeverie teknike.
Në takim morën pjesë James Carafano, këshilltar i lartë për angazhimet ndërkombëtare, E.W. Richardson, Mario Enzler, Grace Melton, si dhe Richard dhe Helen DeVos. Delegacioni shoqërohej nga pastori Akil Pano dhe përfaqësues të Fondacionit për Familjen.
Gjatë bisedës, Berisha i informoi përfaqësuesit amerikanë për protestat studentore kundër korrupsionit dhe qeverisë, duke theksuar se Partia Demokratike është e angazhuar me të gjithë potencialin e saj në mbështetje të revoltës studentore. Ai e paraqiti qeverinë teknike si kusht për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply