Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën godinës, Gjykata e Lartë është përgatitur sot për t’i shmangur ndonjë sulm të ri gjatë ditës së gjashtë të protestave.
Përgatitjet e institucionit përfshijnë vendosjen e mbrojtjeve fizike në hyrje dhe në dritaret e objektit, në përpjekje për të parandaluar dëmtime të mëtejshme pas incidentit të ditës së mëparshme. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka siguruar pamje ku dokumentohet procesi: disa punonjës vendosin barriera mbrojtëse prej hekuri në dritaret e institucionit të drejtësisë.
Të njëjtën metodë mbrojtjeje kanë zgjedhur të aplikojnë edhe disa biznese private, të cilat janë bërë objekt i sulmeve dhe shkatërrimeve nga protestuesit. Sipas raportimit, pronarët kanë vepruar vetë për të montuar mbrojtje fizike pasi nuk u mbrojtën dot efektivisht nga forcat e rendit në momentet e sulmeve.
Burimi: Report TV / Top Channel




Leave a Reply