Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mori pjesë të enjten mbrëma në tubimin parazgjedhor të listës “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” në Novi Sad, duke shprehur publikisht mbështetjen për Aleksandar Vuçiqin në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit.

Fico foli serbisht dhe e lavdëroi Vuçiqin si “lider me vizion” që mbron sovranitetin e Serbisë, duke kritikuar “qendrat e jashtme të ndikimit” dhe kushtet e BE-së në rrugën e anëtarësimit.

Në fund të fjalimit premtoi: “Kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë”, duke rikonfirmuar se Sllovakia mbetet një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Fico e kishte lënë para kohe samitin e Këshillit Evropian në Bruksel për të marrë pjesë në tubim.

Burimi: Telegrafi