Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit dhe eksperti i sigurisë, Shemsi Prençi, ka deklaruar nga protesta, në një intervistë për “Shqipëria Live” me gazetaren Anila Hoxha, se policia ka përdorur plumba plastikë në drejtim të protestuesve.

Sipas Prençit, të rinjtë kanë kapur gëzhoja dhe i kanë mbajtur për t’ia dorëzuar autoriteteve ndërkombëtare, ndërsa ai vetë pritet të fusë në dorë “shumë shpejt” plumbat e gomës.

Prençi i ka bërë thirrje Avokatit të Popullit që të marrë kimistë dhe të hetojë densitetin kimik të gazit lotsjellës, si dhe mënyrën dhe distancën e përdorimit të tij në protestë, ku sipas tij ka pasur studentë, vajza dhe nëna shtatzëna.

Ai kritikoi menaxhimin e situatës nga policia, duke pretenduar se bizneset përreth nuk ishin njoftuar paraprastisht për masat e sigurisë.

Burimi: Top Channel