Përplasjet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë kanë përshkallëzuar më tej: protestuesit kanë hedhur sërish molotovë në drejtim të forcave të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me dy autobotë me ujë.

Situata para ministrisë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa policia ka ndërhyrë me autobotë për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Këto incidente vijnë pas përplasjeve të mëparshme të paradites, ku protestuesit hodhën gurë drejt policisë dhe u raportua për lëndimin e një efektivi.

Burimi: Top Channel