Familja e William Chapmanit, 23-vjeçarit që humbi jetën të shtunën pasi hyri në një zonë të mbyllur në Parkun e Jetës së Egër Yorkshire në Britani, ka reaguar pasi pamjet e sulmit të tigrit u shpërndanë në rrjetet sociale. Familjarët, të cilët kanë treguar se i riu vuante nga një sëmundje e rëndë mendore, i quajtën pamjet ‘thellësisht fyese’ dhe u bënë thirrje njerëzve të mos i shpërndajnë dhe as t’i rikrijojnë. Mes atyre që publikuan videon ishte edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili të martën e shpërndau për rreth 13 milionë ndjekësit e tij në Truth Social, me mbishkrimin ‘Mos u ngatërro kurrë me natyrën!’; më vonë ai publikoi edhe një video me inteligjencë artificiale ku shfaqet duke luajtur me një tigër, e cila u kritikua si e pamatur nga fondacioni ‘Born Free’.
Burimi: Botapress




Leave a Reply