Ëndrra e Kosovës për Botërorin e femrave 2027 në Brazil mori fund mbrëmjen e së martës, pasi kombëtarja u mposht 0-4 nga Austria në ndeshjen kthyese në Vjenë. Pas humbjes 1-2 në Prishtinë javën e kaluar, vajzat dardane e mbyllën duelin me rezultat të përgjithshëm 1-6. Për Kosovën ishte hera e parë në play-off-in kualifikues të një Botërori.

Burimi: Rekordi