Punëtorët teknikë të shkollave fillore të Prishtinës kanë hyrë sërish në grevë nga e mërkura, pasi pagat nuk po u paguhen në përputhje me vendimin e Qeverisë për pagën minimale. Federata sindikale paralajmëroi se greva nuk do të ndalet derisa të paguhen pagat dhe obligimet e mbetura. Të premten pritet edhe një protestë para Komunës së Prishtinës, ku mund të bashkohen edhe rojet e QMF-ve.

Burimi: DosjaX