Është bllokuar hyrja e tunelit Tiranë–Elbasan pas një aksidenti rrugor, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, bëjnë të ditur burime zyrtare.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe ka shkaktuar bllokim të plotë të qarkullimit në njërin sens të lëvizjes.
Drejtuesit e mjeteve u bëhet thirrje të përdorin rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes të shtuar deri në normalizimin e situatës.
Policia Rrugore po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa pritet që tuneli të rihapet brenda ditës.
Burimi: albaniaexpress.al




Leave a Reply