Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orën 1:15 të mëngjesit të 9 tetorit reformën administrativo-territoriale, pas një seance maratonë të shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.
Në votimin përfundimtar, 85 deputetë votuan pro reformës, e cila parashikon riorganizimin e njësive të qeverisjes vendore me synimin për bashki më të forta dhe më eficiente.
Seanca u shoqërua edhe me protesta jashtë godinës së Parlamentit, ku qytetarë dhe përfaqësues të opozitës kundërshtuan mënyrën e miratimit të reformës.
Mazhoranca e quan reformën “një domosdoshmëri për Shqipërinë europiane”, ndërsa opozita paralajmëron se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Burimi: albaniaexpress.al




Leave a Reply