Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë dy fundjava të zgjatura deri në fund të muajit tetor, falë festave shtetërore që bien në ditë të përshtatshme të javës.
Dita e Kryengritjes Popullore — 11 tetori — bie të dielën këtë vit, çka do të thotë se e hëna, 12 tetori, do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët.
Vetëm 11 ditë më vonë vjen një tjetër mundësi për pushim tre-ditor: Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase — 23 tetori — bie të premten, duke zgjatur fundjavën nga 23 deri më 25 tetor.
Deri në fund të vitit, edhe 8 dhjetori (Shën Klementi i Ohrit) do të jetë ditë jo pune, ndërsa për besimtarët katolikë edhe 1 nëntori dhe 25 dhjetori janë pushim.
Burimi: telegrafi.com




Leave a Reply