Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka uruar qytetarët me rastin e 11 Tetorit — Ditës së Kryengritjes Popullore, një nga festat më të rëndësishme shtetërore të vendit.
Në urimin e tij, Mickoski theksoi se 11 Tetori duhet t’i kujtojë të gjithëve rëndësinë e ruajtjes së lirisë dhe vlerave për të cilat luftuan gjeneratat e mëparshme.
“Liria nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë — ajo ruhet çdo ditë me punë, unitet dhe përkushtim ndaj atdheut”, thuhet në mesazhin e kryeministrit.
Dita e Kryengritjes Popullore shënon fillimin e luftës antifashiste në Maqedoni më 11 tetor 1941 dhe festohet çdo vit me ceremoni shtetërore në të gjithë vendin.
Burimi: pressonline.al




Leave a Reply