Shqipëria dhe Kosova renditen ndër vendet më aktive në Evropë për nga përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese, sipas të dhënave të Anketës Evropiane për Kushtet e Punës, të publikuara në fund të muajit prill.
Në nivel të Bashkimit Evropian, rreth 12% e punonjësve përdorin IA gjeneruese në punën e tyre. Kosova renditet e shtata në Evropë me 20%, pas Luksemburgut, Zvicrës, Suedisë, Norvegjisë, Belgjikës dhe Danimarkës, ndërsa Shqipëria renditet e 11-ta me 18% – në nivele të njëjta me Gjermaninë, Austrinë dhe Finlandën.
Në kontrast, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina renditen në fund të Evropës me vetëm 3% përdorim, ndërsa Mali i Zi arrin 10%.
Burimi: Start News




Leave a Reply