Ballina Bota Është arrestuar në Turqi lideri opozitar Ekrem Imamoglu
BotaLajmePolitikë

Është arrestuar në Turqi lideri opozitar Ekrem Imamoglu

Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i bashkisë së  Stambollit Ekrem Imamoglu është arrestuar nën akuzat për korrupsion dhe veprim kundër interesave të shtetit. Edhe disa mbështetës të tij janë arrestuar. Arrestimi është bërë vetëm pak ditë para emërimit të tij si kandidat i opozitës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që janë planifikuar për vitin 2028. Nominimi zyrtar i tij si kandidat për zgjedhjet presidenciale është dashur të bëhet të dielën. Ai është arrestuar nën akuzat për korrupsion dhe pjesëmarrje në organizatat kriminale, njofton agjencia e lajmeve Anadolu, e cila i referohet burimeve nga Prokuroria. Bëhet fjalë, sipas këtyre burimeve, për korrupsion me tenderë në administratën e qytetit. Janë arrestuar edhe persona të tjerë, kumtoi Prokuroria, transmeton DW.

Bëhet fjalë për rreth 100 persona të arrestuar, ndër të cilët ka edhe biznesmenë dhe gazetarë. Imamoglu dhe gjashtë persona të tjerë dyshohen edhe për mbështetjen e Partisë Punëtore Kurte (PKK), thuhet në njoftimet e Prokurorisë. PKK në Turqi konsiderohet si organizatë terroriste.

Imamoglu ka publikuar sot në mëngjes një video në platformën X ku thotë se para shtëpisë të tij janë mbledhur qindra policë. “Ne jemi në prag të një tiranie të madhe”, shkroi ai dhe shtoi: Nuk do të dorëzohemi!

Arrestimi në prag të nominimit

Disa stacione televizive raportuan se policia ka hyrë edhe në rezidencën e Imamoglu dhe ka bastisur ndërtesën. Zyra e Guvernatorit të Stambollit ka vendosur që të ndalojë për katër ditë mbajtjen e protestave në Stamboll. Janë ndaluar tubimet dhe janë kufizuar edhe platformat në internet. Pas arrestimit të Imamoglu, organizata monitoruese e internetit NetBlocks raportoi se qasja në disa platforma online në Turqi është kufizuar. Këto përfshijnë X, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Opozitai përshkruan këto veprime si “përpjekje për grusht shteti”. CHP është partia më e madhe opozitare në Turqi. Ajo kumtoi se qëllimi i arrestimeve është të pengojë popullin që të zgjedhë vetë presidentin e ardhshëm. Krerët e partisë i kanë bërë thirrje 1.7 milionë anëtarëve të partisë që të marrin pjesë në zgjedhjet e brendshme të kandidatëve kryesorë të CHP për president, pavarësisht arrestimit. Zgjedhjet e ardshme janë planifikuar të mbahen në vitin 2028, por vëzhguesit presin zgjedhje të parakohshme.

Anulimi i diplomës universitare

Mundësia e veprimeve ndaj Imamoglut është paralajmëruar edhe më parë. Dje u bë e ditur se Universiteti i Stambollit i ka anuluar Imamoglut diplomën universitare. Diploma universitare është një parakusht për të kandiduar për president. Arsyeja e anulimit thuhet të jetë një ndryshim i paligjshëm në universitet. Televizioni TRT njofton se me këtë shpjegim u janë hequr diplomat akademike edhe 27 personave të tjerë.

Revokimi i diplomës së Imamoglut nuk ka pasoja për të drejtën e tij që të ushtrojë mandatin e kryetarit të bashkisë. Imamoglu deklaroi se ai do të ankohet ndaj këtij vendimi në gjykatë, por ai ka humbur besimin në gjykime të drejta. Imamoglu mund të përballet edhe me dënime me burg dhe ndalime për disa raste të tjera.

Avokati i tij Kemal Polat i tha agjencisë së lajmeve dpa përpara arrestimit të sotëm se Imamoglu mund të kandidonte si kandidat presidencial vetëm pasi të jenë shteruar të gjitha rrugët ligjore kundër vendimit.

Shpërndaje

Komento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj të ngjashëm

Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares U21 të Shqipërisë para sfidave me Greqinë dhe Luksmburgun

Kombëtarja U-21 vazhdon përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Greqisë...

Maqedonia e Veriut jashtë kontrollit: Shumë klube, pak licenca

Në fund të muajit qershor të vitit të kaluar në Shkup kishin...

BE i bën thirrje Izraelit të ndërpresë operacionet ushtarake në Gazë

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Izraelit t’i japë fund operacioneve të fundit...