Ballina Lajme Vauçerët për inverterë do të mund të merren edhe nesër në sallat në Shkup dhe Manastir
LajmePublike

Vauçerët për inverterë do të mund të merren edhe nesër në sallat në Shkup dhe Manastir

Shpërndaje
Shpërndaje

Për shkak të fluksit të madh të qytetarëve që po presin për të marrë vauçerët për inverterë, afati për marrjen e tyre është shtyrë për nesër. Vauçerët do të jenë të disponueshëm në sallat e sportit në Shkup dhe Manastir nga ora 9:00 deri në 17:00, ndërsa ky afat nuk vlen për pikat në qytetet e tjera.

Në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, qytetarët kanë pritur me orë të tëra për të marrë vauçerët e nevojshëm. Ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska, gjatë një konference për media shpjegoi se vauçerët nuk janë dërguar me postë për të shmangur vonesat dhe për të përshpejtuar procedurën. Ajo theksoi se qytetarët duhet të nënshkruajnë një kontratë, dhe nëse vauçerët do të dërgoheshin me postë, procesi do të zgjaste më shumë, për shkak të kthimit të kontratave të nënshkruara.

Vauçerët mund të përdoren deri më 30 nëntor, pas të cilit ato do të humbin vlefshmërinë.

Ky projekt, që ka filluar me aplikime që u hapën në shkurt të këtij viti, është mbështetur financiarisht nga Qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së me një fond prej 4,1 milionë euro, i cili do të mbulojë 6.182 vauçerë. Nga 18.805 aplikime të marra, 14.500 kanë qenë nga konsumatorë që nuk janë në nevojë, ndërsa 4.305 aplikantë kanë qenë nga grupet vulnerabël.

Sipas kushteve të shpalljes publike, qytetarët me të ardhura të ulëta mund të përfitojnë vauçerë deri në 45.000 denarë, varësisht nga madhësia e amvisërisë dhe regjioni ku ata jetojnë. Për konsumatorët jo vulnerabël të rajonit të Pellagonisë dhe Jugperëndimit, janë siguruar vauçerë prej 25.000 denarë, ndërsa për rajonet e tjera nga 23.000 denarë.

Shpërndaje

Komento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj të ngjashëm

Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares U21 të Shqipërisë para sfidave me Greqinë dhe Luksmburgun

Kombëtarja U-21 vazhdon përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Greqisë...

Maqedonia e Veriut jashtë kontrollit: Shumë klube, pak licenca

Në fund të muajit qershor të vitit të kaluar në Shkup kishin...

Është arrestuar në Turqi lideri opozitar Ekrem Imamoglu

Kryetari i bashkisë së  Stambollit Ekrem Imamoglu është arrestuar nën akuzat për korrupsion...