Rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë, sidomos për të rinjtë, të cilët i përdorin jo vetëm për komunikim dhe argëtim, por edhe për t’u informuar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, 84,6 për qind e përdoruesve të internetit në Maqedoninë e Veriut i kanë përdorur rrjetet sociale gjatë tre muajve të fundit të vitit 2025. Te grupmosha 15 deri në 25 vjeç, kjo përqindje arrin në 98,5, ndërsa te personat e moshës 25 deri në 54 vjeç është rreth 88,6 për qind.

Facebook, Instagram, TikTok apo YouTube — platformat ndryshojnë, por prania e tyre në jetën e përditshme është gjithnjë e më e madhe. Krahas përfitimeve, përdorimi i tyre ngre edhe shqetësime për dezinformatat, sigurinë dhe ndikimin te fëmijët.

Burimi: Alsat.mk