Ballina Drejtësi Vazhdon sot gjykimi për Vanjën dhe Pançen
DrejtësiLajmeMaqedoni

Vazhdon sot gjykimi për Vanjën dhe Pançen

Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot pasi në seancën e kaluar gjyqësore në Gjykatën Themelore Penale Shkup ishte marrë në pyetje Velibor Manev, një nga të akuzuarit. Manev deklaroi se njihet me të gjithë të akuzuarit, përveç se me babanë e vajzës së vrarë. Ai tha se për grabitjet i ka koordinuar Lupço Palevski Pallço dhe se ka vlerësuar se është dashur të kryejnë vetëm grabitje dhe është befasuar kur Pallço i ka qëlluar Vanjën dhe Pançen.

I akuzuari duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të tij, në hollësi i sqaroi grabitjen e Vanjës dhe Pançes, me çka theksoi se koordinator dhe kryerës i vrasjeve ishte Palevski. Ai theksoi se pas vrasjes së Pançes, ka vazhduar me grabitjen e Vanjës për shkak të frikës dhe kërcënimeve nga Palevski ndaj tij dhe familjes së tij.
Manev potencoi se kanë vlerësuar se duhet të grabitin një grua të moshës 38-40 vjeçare dhe se kanë bërë përpjekje t’ia ndryshonin mendjen Palevskit pasi kishin parë se kishin grabitur një fëmijë. Njëherësh, tha se për grabitjet u ishin premtuar nga 150 mijë euro.

Manev theksoi edhe se ishte i ekspozuar në torturë gjatë marrjes së tij në pyetje për çka tha se ka edhe dëshmi. Pastaj prokuroria propozoi që të lexohet rrëfimi i dhënë në prokurori, për shkak të dallimeve me rrëfimin e tij të dhënë para gjykatës. Sipas paralajmërimit, pas marrjes në pyetje të Manevit, duhet të dëshmojë Bore Videvski, Vllatko Keshishev, Aleksandar Gjorçeski dhe në fund Palevski.

Sipas akuzës, Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Shpërndaje

Komento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj të ngjashëm

Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares U21 të Shqipërisë para sfidave me Greqinë dhe Luksmburgun

Kombëtarja U-21 vazhdon përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Greqisë...

Maqedonia e Veriut jashtë kontrollit: Shumë klube, pak licenca

Në fund të muajit qershor të vitit të kaluar në Shkup kishin...

Është arrestuar në Turqi lideri opozitar Ekrem Imamoglu

Kryetari i bashkisë së  Stambollit Ekrem Imamoglu është arrestuar nën akuzat për korrupsion...