Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkup, ku një i ri 23-vjeçar ka ndërruar jetë pas rënies nga një objekt në ndërtim në rajonin e Bit Pazarit. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), i riu kishte shkuar në objekt për të çuar ushqim babait të tij, i cili po punonte aty. Ai ra nga një lartësi e objektit dhe, pas marrjes së lëndimeve të rënda trupore, u dërgua në spital. Më vonë, ai ka ndërruar jetë rreth orës 20:20.
Ngjarja është raportuar në datën 12.12.2024 në ora 10:50, dhe trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Prokuroria dhe Inspektorati i Punës janë informuar për ngjarjen, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Komento