Ballina Lajme Taravari reagon për vdekjen e 32-vjeçarit nga Kumanova: Ekipi i eksperteve do të gjykojnë faktet
LajmeMaqedoniShëndetësi

Taravari reagon për vdekjen e 32-vjeçarit nga Kumanova: Ekipi i eksperteve do të gjykojnë faktet

Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari përmes një postimi në Facebook derisa ka komentuar vdekjen e një të riua nga Kumanova ka theksuar se ka urdhëruar një ekip ekpertësh që të gjykoj faktet dhe sipas tij nëse vërtetohen parregullsi ose lëshime mjekësore, do të kërkoj nga organet e drejtësisë të zbatojnë ligjin Rreptësisht!

“Në këto orë të trishta për të gjithë ne, një lajm i tmerrshëm më erdhi nga Kumanova.
Një djalit të ri, i është ndërprerë jeta në kulmin e saj.
32 vjeçari quhej Vedat Ademi.
Jam në front të tragjedisë së Koçanit dhe zemra më është copëtuar këto ditë dhe kjo e Vedatit ishte një goditje tjetër…
I shpreh ngushëllimet e mia familjes!
Ndjej dhimbjen e babës së tij, që e ka çuar djalin me këmbët e veta në spital!
Kuptoj revoltën e tij ndaj mjekut që dyshon se ka bërë lëshim mjekësor!
Kam urdhëruar një ekip ekpertësh nga Ministria e shëndetësisë që të gjykoj faktet dhe nëse kjo vërtetohet, kërkoj me insistim nga organet e drejtësisë të zbatojnë ligjin Rreptësisht!
Pa asnjë lëshim sepse gabimet po na marrin më të shtrenjtët tanë…”, shkruan Taravari.

Dje është raportuar se vdekja e 32-vjeçarit nga Kumanova ka shkaktuar tronditje pasi ai ka ndërruar jetë pas një reaksioni alergjik të rëndë nga një medikament që iu dha gjatë trajtimit në spital. Familjarët e tij kanë ngritur akuza ndaj mjekëve, duke kërkuar përgjegjësi për këtë ngjarje të rëndë, duke theksuar se nuk është marrë parasysh rreziku i mundshëm nga ilaçi dhe se nuk është vepruar me kujdesin e duhur në trajtimin e tij.

Shpërndaje

Komento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj të ngjashëm

Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares U21 të Shqipërisë para sfidave me Greqinë dhe Luksmburgun

Kombëtarja U-21 vazhdon përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Greqisë...

Maqedonia e Veriut jashtë kontrollit: Shumë klube, pak licenca

Në fund të muajit qershor të vitit të kaluar në Shkup kishin...

Është arrestuar në Turqi lideri opozitar Ekrem Imamoglu

Kryetari i bashkisë së  Stambollit Ekrem Imamoglu është arrestuar nën akuzat për korrupsion...