Stacioni policor në Zveçan, një qytet në veriun e Kosovës, u sulmua pak para mesnatës nga persona të panjohur, të cilët hodhën dy granata dore drejt oborrit të stacionit, njoftoi Policia e Kosovës. Sipas njoftimit të policisë, ky sulm ka shkaktuar dëme materiale në objekt, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar. Hetimet për ngjarjen janë duke u zhvilluar.
Ky incident vjen pas një periudhe tensionuese në veriun e Kosovës, ku dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri një njoftim të rëndësishëm, duke deklaruar se po ndërtohej një nënstacion i ri policor në fshatin Izvor të Zveçanit, një zonë me shumicë serbe. Ky projekt është pjesë e një iniciative të autoriteteve kosovare për të forcuar praninë e policisë në rajon, pas tensioneve të vazhdueshme.
Por, kjo ka shkaktuar kundërshtime të forta nga përfaqësuesit e komunitetit serb. Ata argumentojnë se ndërtimi i stacioneve policore dhe bazave të tjera të sigurisë ka krijuar një atmosferë të pasigurisë, duke u shprehur se janë të ekspozuar ndaj “presioneve dhe diskriminimit” nga ana e Policisë së Kosovës, e cila është kryesisht e përbërë nga pjesëtarë të komunitetit shqiptar.
Në këtë kuadër, është rritur prania e policëve shqiptarë dhe njësi speciale të Policisë së Kosovës, të cilët janë vendosur në veri për të ruajtur rendin dhe sigurinë, duke përballuar edhe shpërthimet e tensioneve mes grupeve të ndryshme etnike. Kjo ka shtuar frikën dhe shqetësimin në mesin e popullatës serbe, e cila i sheh këto veprime si një formë të presionit dhe dominimit nga autoritetet kosovare.
Në këtë situatë, me akuzat nga ana e komunitetit serb për diskriminim dhe përpjekje për të imponuar një kontroll të fuqishëm mbi veriun e Kosovës. Autoritetet kosovare, nga ana tjetër, po theksojnë se vendosja e institucioneve shtetërore dhe forcimi i sigurisë janë të nevojshme për të ruajtur rendin dhe stabilitetin në të gjithë territorin e Kosovës, veçanërisht në një zonë ku grupet etnike kanë histori të gjatë të ndarjeve dhe tensioneve.
Ky sulm dhe zhvillimet e tjera në veri janë një shenjë e vazhdimësisë së sfidave për stabilitetin dhe pajtimin në këtë pjesë të Kosovës.
Komento