Ballina Kosovë Sot varroset babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi
KosovëLajme

Sot varroset babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi

Shpërndaje
Shpërndaje

Haxhi Thaçi do të prehet në varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj, derisa kjo komunë ka bërë të ditur agjendën për sot. Sipas njoftimit nga ora 09:00-12:00 do të bëhen homazhe pranë arkivolit në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Në ora 12:00 do të mbahet mbledhje komemorative.

Në ora 15:00 mbahet ceremonia e varrimi të të ndjerit.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Lidhur me këtë refuzim ka pasur reagime të shumta.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur indinjatën dhe revoltën ndaj këtij vendimi.

Poashtu edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi e ka quajtur refuzimin e kërkesës së Thaçit të pa pranueshëm.

Derisa ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu shtoi se do të kërkojë sqarime nga Specialja ndaj këtij vendimi.

Shpërndaje

Komento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj të ngjashëm

Komuna e Tetovës mbyll vitin 2025 pa paga për të punësuarit me kontrata

Komuna e Tetovës po e mbyll vitin 2025 pa i ekzekutuar pagat...

Mosfunksionimi i sistemit të KSHZ-së tregon bllokim institucional në Maqedoninë e Veriut

Kanë kaluar më shumë se dy orë nga mbyllja e votimeve për...

Shqiptarët të ndarë për pushtetin që e posedojnë pakica

Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët përbëjnë një faktor të...