Ballina Lajme Shqipëri: Mosbindje civile nga PD do të bllokojë rrugët nesër
Lajme

Shqipëri: Mosbindje civile nga PD do të bllokojë rrugët nesër

Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Shtetit për një protestë që do të zhvillohet të martën, nga ora 17:00 deri në 20:00, në disa segmente rrugore, duke bllokuar qarkullimin. Ndryshe nga protesta e fundit, këtë herë PD do të shtrijë mosbindjen civile në disa akse, duke përfshirë mbikalimin e Kthesës së Kamzës në hyrje të Tiranës, si dhe rrethrrotullimet në Milot, Shkozet, Bradashesh, Rrogozhinë dhe Levan.

Policia e Shtetit ka theksuar se është përgjegjëse për garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë. Bllokimi i akseve rrugore konsiderohet vepër penale sipas Kodit Penal, dhe ata që do të ndërmarrin veprime për këtë do të përballen me pasoja.

Për të siguruar rendin dhe mbarëvajtjen e protestës, rreth 1200 forca policore do të jenë në terren, duke përfshirë Policinë Rrugore, Shqiponjën dhe Forcën e Sigurisë Kombëtare. Policia gjithashtu ka planifikuar devijimin e qarkullimit në rrugë alternative për ata që do të udhëtojnë në akset e bllokuara, si dhe ka paralajmëruar qytetarët që të arrijnë në Rinas para orës 17:00 për të shmangur trafikun e mundshëm.

Shpërndaje

Komento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj të ngjashëm

Komuna e Tetovës mbyll vitin 2025 pa paga për të punësuarit me kontrata

Komuna e Tetovës po e mbyll vitin 2025 pa i ekzekutuar pagat...

Mosfunksionimi i sistemit të KSHZ-së tregon bllokim institucional në Maqedoninë e Veriut

Kanë kaluar më shumë se dy orë nga mbyllja e votimeve për...

Shqiptarët të ndarë për pushtetin që e posedojnë pakica

Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët përbëjnë një faktor të...