Ballina Sporti PSG tundon Lamine Yamalin duke i ofruar kontratën marramendëse që merrte Mbappe
Sporti

PSG tundon Lamine Yamalin duke i ofruar kontratën marramendëse që merrte Mbappe

Shpërndaje
Shpërndaje

Paris Saint-Germain po i dërgon sinjale sulmuesit të Barcelonës, Lamine Yamal, duke i kërkuar atij që të mos nënshkruajë kontratë të re me klubin katalanas.

Kontrata e Yamal me Barcelonën është deri në verën e vitit 2026, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje rinovimi.

Mediat spanjolle raportuan më parë se Yamal do të zgjaste kontratën e tij me Barcelonën me kushte të përmirësuara kur të mbushte 18 vjeç

Megjithatë, një tjetër ekip ka hyrë në garë dhe po synon ta tundoj yllin e ri spanjolle më një kontratë marramendëse.

Sipas mediumit El Nacional, parisienët janë gati t’i ofrojnë 17-vjeçarit spanjoll të njëjtat kushte financiare që iu dhanë Kylian Mbappes para se të kalonte te Real Madridi.

Mbappe thuhet se paguhej rreth 60 milionë euro në vit te PSG, ndërsa Yamal momentalisht fiton pak më shumë se një milion euro neto në vit, por edhe me rinovimin e kontratës ai nuk do të mund të shkonte mbi 10-15 milionë euro.

Këtë sezon, spanjolli ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 17 asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat.

Shpërndaje

Komento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj të ngjashëm

Gasperini do të largohet nga Atalanta, dy top klubet italian dhe disa të tjera jashtë vendit e duan atë

E ardhmja e Gian Piero Gasperinit duket larg Atalantës, me trajnerin italian...

“Një prej nesh do ta fitojë atë”, Lamine Yamal për betejën e Barcelonës për Topin e Artë

Ka qenë një sezon i mrekullueshëm për Barcelonën deri në këtë pikë,...

Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares U21 të Shqipërisë para sfidave me Greqinë dhe Luksmburgun

Kombëtarja U-21 vazhdon përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Greqisë...