Situata rreth faljes së personave me dosje kriminale nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka shkaktuar një debat të madh në opinionin publik. Heshtja e presidencës dhe mungesa e komunikimit zyrtar për këtë çështje kanë ngritur dyshime dhe akuza për lidhje mes politikës dhe nëntokës.
Mbledhja e Komisionit për Falje, e cila u zhvillua pa ndonjë komunikim të qartë, shumë pyetje por pa pargjigje. Deklaratat e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit sugjerojnë se disa nga të falurit nuk ishin në dijeni të dosjeve të tyre kriminale, një justifikim që duket i paqëndrueshëm në një kontekst më të gjerë.
Emrat e personave si Shenoll Masllani dhe Akif Ravmanovski, të lidhur me krime të rënda, e kanë përkeqësuar më tej situatën, duke i dhënë shkas kritikave se procesi i faljes është i ndikuar nga faktorë të paditur. Rastet e fundit të arrestimeve vetëm një ditë pas faljes janë shqetësuese dhe e nxjerrin në pah pasigurinë rreth vendimeve të komisionit.
Kjo situatë kërkon një transparencë më të madhe dhe një analizë të thellë për të kuptuar si dhe pse ndodhin këto vendime, për të rikthyer besimin e publikut në institucionet e vendit.
Komento