Ballina Ekonomi Nedanovska: Për vitin 2025 Sparkasse planifikon investime në sektorin e biznesit dhe dixhitalizimit me qëllim mbështetjen e ekonomisë vendase
Ekonomi

Nedanovska: Për vitin 2025 Sparkasse planifikon investime në sektorin e biznesit dhe dixhitalizimit me qëllim mbështetjen e ekonomisë vendase

Shpërndaje
Shpërndaje

Nina Nedanovska, nënkryetare e Bordit Drejtues të Sparkasse Bank, ka theksuar angazhimin e bankës për mbështetje të normalizimit të politikave monetareMaqedoninë e Veriut, veçanërisht pas stabilizimit të inflacionit në vend. Ajo e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi të përbashkët të organizuar nga Erste Bank dhe Sparkasse Bank, ku u diskutuan mundësitë për zhvillim të mëtejshëm ekonomik.

Sipas Nedanovskës, një nga prioritetet për vitin 2025 është investimi në sektorin e biznesit dhe dixhitalizimit, me qëllim të mbështetjes së ekonomisë vendase. Ajo theksoi se, si njëra nga pesë bankat kryesore në Maqedoninë e Veriut, Sparkasse Bank ka plane ambicioze për rritjen e tregut në të gjitha segmentet e mundshme ekonomike.

Nedanovska shtoi se strategjia 5-vjeçare e bankës për rritje parashikon një investim prej 65 milionë eurodixhitalizim dhe infrastrukturë, që reflekton angazhimin e bankës për të qenë një partner i fuqishëm për qytetarët, bizneset dhe ekonominë e vendit. Ky angazhim ka për qëllim të kontribuoni në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e shërbimeve financiare për klientët dhe sektorin e biznesit në Maqedoninë e Veriut.

Shpërndaje

Komento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj të ngjashëm

Komuna e Tetovës mbyll vitin 2025 pa paga për të punësuarit me kontrata

Komuna e Tetovës po e mbyll vitin 2025 pa i ekzekutuar pagat...

Mosfunksionimi i sistemit të KSHZ-së tregon bllokim institucional në Maqedoninë e Veriut

Kanë kaluar më shumë se dy orë nga mbyllja e votimeve për...

Shqiptarët të ndarë për pushtetin që e posedojnë pakica

Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët përbëjnë një faktor të...