Ballina Ekonomi Kumanova mori 4 milionë euro, mbi 2.5 milionë marrin Komuna e Çairi dhe Gostivarit
Ekonomi

Kumanova mori 4 milionë euro, mbi 2.5 milionë marrin Komuna e Çairi dhe Gostivarit

Shpërndaje
Shpërndaje

Kumanova do të përfitojë më së shumti nga ndihma financiare, pasi ka aplikuar me tre projekte dhe Qeveria ka miratuar të gjitha, duke ndarë rreth 4 milionë euro. Një nga projektet e miratuara është rinovimi i Sallës Sportive “Rabotniçki”, i cili do të kushtojë rreth 1.5 milionë euro.

Nga komunat me shumicë shqiptare, Çairi do të marrë rreth 2.7 milionë euro për shtatë projekte që ka aplikuar. Pas tij, Gostivari do të përfitojë mbi 2.6 milionë euro, ndërsa Struga dhe Tetova do të marrin mbi 2.2 dhe 1.3 milionë euro, përkatësisht.

Kërçova, Vrapçishti dhe Likova do të marrin nga 900 mijë euro, ndërsa Zhelina do të përfitojë mbi 800 mijë euro. Dibrës i janë ndarë afër 700 mijë euro, ndërsa Haraçinës, Bërvenicës dhe Dollnenit do t’u jepen nga 600 mijë euro secili.

Këto fonde do të kontribuojnë në zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e shërbimeve në këto komuna.

Paratë hungareze pritet të transferohen në vend këto ditë, dhe nga java e ardhshme do të nënshkruhen marrëveshjet me komunat për fillimin e realizimit të projekteve. Komunat do të marrin fondet në llogari të veçanta, në përputhje me progresin e punimeve.

Procedura do të mbikëqyret nga një trup koordinues, i përbërë nga gjashtë ministri, të cilat do të menaxhojnë financimin e projekteve. Shumica e projekteve do të përqendrohen në përmirësimin e infrastrukturës, përfshirë rrugët, sistemet e kanalizimit dhe ujësjellësin. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e këtyre komunave.

Shpërndaje

Komento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj të ngjashëm

Çrregullimet hormonale: Si ta kuptoni përmes simptomave të para që jep trupi

Hormonet ndihmojnë në proceset kryesore të trupit, përfshi këtu metabolizmin dhe riprodhimin...

PSG tundon Lamine Yamalin duke i ofruar kontratën marramendëse që merrte Mbappe

Paris Saint-Germain po i dërgon sinjale sulmuesit të Barcelonës, Lamine Yamal, duke...

Gasperini do të largohet nga Atalanta, dy top klubet italian dhe disa të tjera jashtë vendit e duan atë

E ardhmja e Gian Piero Gasperinit duket larg Atalantës, me trajnerin italian...