Ballina Bota Kanadaja ndaloi aktivitetet tregtare të TikTok-ut
Bota

Kanadaja ndaloi aktivitetet tregtare të TikTok-ut

Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria kanadeze ka vendosur të ndalojë aktivitetet tregtare të platformës kineze të mediave sociale TikTok, duke cituar “rreziqet e sigurisë”. Ky vendim u njoftua nga Ministri i Inovacionit, Shkencës dhe Industrisë, Francois-Philippe Champagne, i cili gjithashtu theksoi se zyrat e TikTok-ut në Toronto dhe Vancouver do të mbyllen.

Sipas deklaratës së Champagne, qytetarët kanadezë mund të vazhdojnë të përdorin aplikacionin për të krijuar përmbajtje, por u bëri thirrje atyre të jenë të kujdesshëm për sigurinë kibernetike dhe të vlerësojnë rreziqet që mund të sjellë përdorimi i aplikacioneve të tilla.

Në lidhje me këtë vendim, David Vigneault, kreu i Inteligjencës Kanadeze të Sigurisë (CSIS), pati paralajmëruar në muajin maj se TikTok mund të shërbente si një “kanal informacioni për qeverinë kineze”, duke shtuar shqetësimet mbi mundësinë e përdorimit të të dhënave të përdoruesve nga autoritetet kineze.

Ky hap vjen pas shqetësimeve të vazhdueshme ndërkombëtare për sigurinë e përdoruesve dhe mbledhjen e të dhënave personale nga platformat e medias sociale të lidhura me shtete autoritare.

Shpërndaje

Komento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj të ngjashëm

Komuna e Tetovës mbyll vitin 2025 pa paga për të punësuarit me kontrata

Komuna e Tetovës po e mbyll vitin 2025 pa i ekzekutuar pagat...

Mosfunksionimi i sistemit të KSHZ-së tregon bllokim institucional në Maqedoninë e Veriut

Kanë kaluar më shumë se dy orë nga mbyllja e votimeve për...

Shqiptarët të ndarë për pushtetin që e posedojnë pakica

Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët përbëjnë një faktor të...