Ballina Lajme Automjetet zyrtare të shetit do të kenë targa me ngjyra që të mos keqpërdoren më
Lajme

Automjetet zyrtare të shetit do të kenë targa me ngjyra që të mos keqpërdoren më

Shpërndaje
Shpërndaje

Në Maqedoninë e Veriut, është vendosur që të gjitha automjetet zyrtare të shënohen me targa speciale me ngjyra për të parandaluar keqpërdorimin e tyre. Ky vendim është marrë nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (ShPPP), dhe pritet të përfshijë rreth 6500 automjete në të gjithë territorin e vendit. Targat speciale janë miratuar përmes një rregulloreje, e cila tashmë ka kaluar miratimin dhe është në pritje të nënshkrimit nga ministri i Brendshëm.

Për të lehtësuar identifikimin e automjeteve zyrtare, do të krijohet gjithashtu një sistem për qytetarët, ku ata mund të raportojnë keqpërdorimin e këtyre automjeteve. Ky vendim vjen pas një propozimi të mëparshëm nga Komisioni Kundër Korrupsionit dhe është mbështetur nga Qeveria në shtator të këtij viti.

Ndërkohë, një raport i Komisionit Shtetëror Kundër Korrupsionit ka zbuluar se 826 institucione nuk e kanë dorëzuar ende informacionin për automjetet zyrtare që disponojnë, një fakt që ka theksuar nevojën për një regjistër të centralizuar dhe të kontrolluar.

Shpërndaje

Komento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj të ngjashëm

Komuna e Tetovës mbyll vitin 2025 pa paga për të punësuarit me kontrata

Komuna e Tetovës po e mbyll vitin 2025 pa i ekzekutuar pagat...

Mosfunksionimi i sistemit të KSHZ-së tregon bllokim institucional në Maqedoninë e Veriut

Kanë kaluar më shumë se dy orë nga mbyllja e votimeve për...

Shqiptarët të ndarë për pushtetin që e posedojnë pakica

Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët përbëjnë një faktor të...