Në hyrje të fshatit Negroc të Drenasit, vendlindjes së Jakup Krasniqit, sot do të përurohet lapidari kushtuar kësaj figure të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast do të zbulohet edhe mbishkrimi me tri shkronjat “UÇK”.

Sipas agjendës së paralajmëruar, ceremonia e përurimit do të mbahet në orën 12:00, dy ditë para festës së 28 Nëntorit. Njoftimi u bë nga nipi i tij, Agron Krasniqi, i cili ftoi qytetarët të jenë pjesë e këtij momenti.

Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, javën e kaluar qëndroi për katër ditë në Kosovë për të vizituar familjen, pas lejes së dhënë nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara për arsye humanitare, dhe më pas u kthye në Hagë.

Burimi: GazetaBlic