Transporti publik në të gjithë Shqipërinë nuk ofroi shërbim gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, 26 nëntor, në shenjë proteste kundër rritjes së propozuar të TVSH-së nga 20% në 21%.

Shoqatat e transportit urban dhe interurban vendosën që autobusët të mos dilnin në qarkullim nga ora 05:00 deri në orën 08:00, duke kufizuar përkohësisht shërbimin në të gjitha qytetet e vendit. Në stacionet e autobusëve në Tiranë u panë qytetarë që prisnin rifillimin e qarkullimit.

Vendimi lidhet me kundërshtimin e operatorëve ndaj Paketës Fiskale për vitin 2027, e cila parashikon rritjen e normës standarde të TVSH-së. Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj, ka deklaruar se operatorët nuk janë dakord me transferimin e kostove shtesë te qytetarët dhe kërkojnë uljen e TVSH-së për sektorin nga 20% në 6%.

Pezullimi i shërbimit përkon me ditën kur Kuvendi i Shqipërisë pritet të shqyrtojë dhe votojë Paketën Fiskale dhe Projektbuxhetin e Shtetit për vitin 2027.

Burimi: Alfa Press