Afër 500 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar shërbimet e transportit publik në Tetovë brenda një viti, bëri të ditur kryetari i komunës, Bilall Kasami, në kuadër të bilancit njëvjeçar të mandatit të tij të dytë.
Sipas Kasamit, krahas zgjerimit të shërbimit të transportit publik është investuar edhe në digjitalizimin e shërbimeve komunale, si pjesë e punëve dhe projekteve të realizuara gjatë një viti.
Kreu i Tetovës vazhdon të prezantojë punët e realizuara gjatë njëvjetorit të mandatit, ndërsa transporti publik mbetet një nga projektet kryesore të komunës.
Burimi: Zhurnal



