E ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, u takua me komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, në një takim ku në fokus ishte siguria në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, në takim u theksua rëndësia e ruajtjes së një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë. Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit SHBA–NATO për sigurinë dhe stabilitetin në vend.
Vergori mori së fundmi komandën e misionit të KFOR-it, forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, në një periudhë kur vëmendja ndaj stabilitetit në rajon mbetet e lartë.
Burimi: Telegrafi



