Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi se në ditët në vijim do të zhvillojë takime me disa institucione financiare që mund të jenë të interesuara për ta marrë përsipër Alta Banka Manastir, me qëllim që të gjendet një zgjidhje dhe të shmanget falimentimi i bankës. Në takime do të marrin pjesë edhe guvernatori i Bankës Popullore dhe ministrja e Financave.
“Po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë një zgjidhje, përkatësisht një blerës që do ta blejë bankën”, deklaroi Mickoski, duke përsëritur se të gjithë kursimtarët dhe kreditorët do të kompensohen plotësisht edhe në rast të një skenari falimentimi. Sipas tij, pjesa më e madhe e depozitave është e siguruar dhe vlera e aktiveve të bankës është dukshëm më e lartë se detyrimet e saj.
Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e spekulimeve, duke siguruar se Qeveria dhe Banka Popullore disponojnë me mekanizma për ta mbajtur situatën nën kontroll. Ai akuzoi LSDM-në se po përpiqet të përfitojë politikisht nga kriza, e cila sipas tij është importuar nga Serbia.
Burimi: Zhurnal.mk



