Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka prezantuar sot para gazetarëve raportin e punës me rastin e njëvjetorit të mandatit të tij të dytë, duke veçuar investimet infrastrukturore, përmirësimin e shërbimeve komunale dhe stabilizimin financiar të komunës.
Sipas Kasamit, gjatë vitit të kaluar janë realizuar 43 projekte infrastrukturore, me mbi 34 kilometra gjatësi ose 193.322 metra katrorë sipërfaqe, me vlerë totale prej 646.751.431 denarësh. Vetëm në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atij atmosferik janë investuar 195.839.942 denarë, ndërsa janë krijuar më shumë se 400 vendparkime të reja.
Kryetari i Tetovës theksoi edhe se rreth 500 mijë qytetarë e kanë shfrytëzuar transportin publik urban gjatë vitit të kaluar. Sipas tij, komuna e ka ulur borxhin ndaj përmbaruesve, ka rritur pagat e zjarrfikësve me 30 për qind dhe ato të të punësuarve në komunë me 7 për qind për tri vite radhazi, ndërsa aplikacioni “TE KLIK” për shërbimet digjitale numëron mbi 12 mijë përdorues.
Burimi: Zhurnal.mk



