Eksporti i mallrave nga Maqedonia e Veriut në periudhën janar–shtator 2026 arriti 6,62 miliardë euro, me rritje prej 10,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.
Në të njëjtën periudhë importi u rrit me 7,9 për qind dhe arriti 9,18 miliardë euro, ndërsa deficiti tregtar shënoi rreth 2,56 miliardë euro. Vetëm në shtator, eksporti u rrit me 26,19 për qind, duke shënuar përshpejtim të ndjeshëm të aktivitetit eksportues.
Në strukturën e eksportit pjesën më të madhe e zënë katalizatorët, setet e përcjellësve për ndezje për automjete, avionë dhe anije, si dhe pjesët për ulëse. Partnerët kryesorë tregtarë mbeten Gjermania, Britania e Madhe, Kina, Greqia dhe Serbia, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian marrin pjesë me 58,8 për qind në tregtinë e jashtme të vendit.
Burimi: Nova Makedonija



