Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, pret sot në Shkup ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe kryesuesin e OSBE-së, Ignazio Cassis, në kuadër të turit të tij zyrtar në Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të bisedimeve janë thellimi i marrëdhënieve dypalëshe politike, ekonomike dhe zhvillimore, mbështetja e vazhdueshme zvicerane për bashkëpunim zhvillimor dhe perspektiva evropiane e vendit. Pas takimit tet-a-tet në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp.

Në agjendë janë edhe bashkëpunimi rajonal dhe roli i OSBE-së për paqen dhe stabilitetin në rajon. Zvicra e kryeson OSBE-në këtë vit, ndërsa Cassis dje vizitoi Kosovën, ku u takua me presidenten, kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm.

Burimi: Nezavisen.mk