Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë publikoi datat e muzikalit “Mbreti Luan” në Teatrin e Kukullave në Tiranë: shfaqjet jepen më 14, 15, 21, 22, 28 dhe 29 nëntor, në oraret 10:30 dhe 18:00.

Produksioni imersiv, me kukulla gjigante, muzikë dhe ngjyra, është prodhimi më i madh i këtij lloji i realizuar në Teatrin e Kukullave, me 20 shfaqje gjatë nëntorit dhe dhjetorit.

Burimi: ATSH