Shqipëria mirëpret më 8 deri më 11 nëntor edicionin e 20-të të Konferencës Vjetore të Rrjetit të Ekspertëve të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale në Evropën Juglindore, nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe UNESCO-s.

Ekspertë nga vendet e rajonit do të shkëmbejnë praktika për ruajtjen dhe transmetimin e traditave, riteve dhe muzikës te brezat e ardhshëm, duke e vendosur Tiranën në qendër të bashkëpunimit rajonal për trashëgiminë e gjallë.

Burimi: ObserverKult