Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, konfirmoi se do të kandidojë për kryetare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kurdo që të mbahen zgjedhjet e brendshme partiake.

Bajrami tha në emisionin “Pressing” se kandidaturën do ta zyrtarizojë kur të bindet se ka një proces të drejtë zgjedhor brenda partisë dhe se nuk do të tërhiqet për shkak të kandidaturave të tjera.

Në garë për kreun e LDK-së janë konfirmuar edhe deputeti Arben Gashi dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Zgjedhjet e brendshme pritet të përcaktojnë udhëheqjen e re të LDK-së, pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë.

Burimi: Telegrafi