Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, mohoi se partnerët e Qeverisë kanë ndonjë marrëveshje për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Sipas tij, partnerët qeveritarë janë dakorduar për punë, jo për zgjedhje, dhe Qeveria ka kapacitet demokratik për të zgjidhur çdo problem brenda saj. Mexhiti pranoi se ka momente kur partnerët mendojnë ndryshe dhe përplasen me qëndrime: “Ne jemi në Qeveri, por jemi partnerë. Jo gjithë mendojmë njëjtë.”
Kryeministri Hristijan Mickoski e ka përsëritur disa herë idenë e zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë fillimisht se “së shpejti do të ketë zgjedhje” dhe më pas se dëshiron që ato të mbahen në vitin 2028.
Burimi: Portalb



