Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bllokoi rrugën pranë Stacionit Policor “Qendra” në Prishtinë, gjatë protestës së organizuar të mërkurën, 5 nëntor, në shenjë revolte ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt.

Kjo është nata e nëntë e protestave të këtij kolektivi, pas vrasjes së Zekajt më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës; i dyshuari është ish-kunati Albert Sylaj, i arrestuar dy ditë pas krimit.

Aktivistet kërkojnë ndjekje penale dhe burgosjen e zyrtarëve që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e saj.

Burimi: Telegrafi