Policia e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me agjencinë amerikane DEA, ndihmoi në zbulimin e një kanali ndërkombëtar droge, pas të cilit policia gjermane sekuestroi mbi 300 kilogramë kokainë.

Droga ishte fshehur në një kontenier me banane që kishte mbërritur nga Ekuadori në një port të Holandës dhe më pas ishte transportuar në Gjermani, ku u zbulua në një treg me shumicë në Nyrnberg.

Vlera e drogës së sekuestruar në tregun e zi vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Burimi: Zhurnal.mk