Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal kundër M.N., drejtues i një shoqërie për kontroll teknik të automjeteve, i dyshuar se për katër vjet me radhë ka përvetësuar mbi 41,5 milionë denarë të paguara nga qytetarë dhe persona juridikë gjatë regjistrimit të automjeteve.

Sipas kallëzimit, nga 1 janari 2022 deri më 31 dhjetor 2025 ai i ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme paratë që ishin të destinuara për pagesën e detyrimeve publike ndaj disa institucioneve, mes tyre komunat, Ministria e Mjedisit, Kryqi i Kuq dhe Këshilli Republikan për Sigurinë në komunikacion. Për të fshehur gjurmët, i dyshuari ka bërë edhe shlyerje të kundërligjshme të detyrimeve publike prej mbi 17 milionë denarësh gjatë viteve 2022 dhe 2024.

Kallëzimi i është dorëzuar Prokurorisë Themelore të Tetovës, për dyshimin e veprës së vazhduar penale “Përvetësim në shërbim”.

Burimi: 360stepeni.mk