Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor të burgut të Fierit, raporton gazetarja Anila Hoxha. Zhvendosja vjen pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe ankesave të vetë Veliajt se gjendja e tij shëndetësore nuk është vlerësuar siç duhet.
Sipas KSHH-së, e cila monitoroi burgun e Fierit më 30 tetor dhe publikoi deklaratën më 2 nëntor, autoritetet nuk ia kishin vënë Veliajt në dispozicion urdhrin e transferimit — e klasifikuar si dokument “i kufizuar” për dy vite — dhe dokumentacioni mjekësor i tij nuk kishte mbërritur ende në institucion. Gjatë qëndrimit në paraburgimin e Durrësit, Veliaj kishte pësuar dëmtime në këmbë, për të cilat ai pretendon se nuk iu kushtua kujdesi mjekësor i duhur.
Kujtojmë: Veliaj u transferua nga Durrësi në Fier më 28 tetor, në kuadër të masave për sigurinë sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve — urdhri i klasifikuar “sekret shtetëror”. Kjo zhvendosje e fundit nuk përbën transferim në një institucion tjetër: kryebashkiaku qëndron në Fier, por tashmë në sektorin spitalor të tij. Ende nuk ka informacion zyrtar nga Drejtoria e Burgjeve mbi kohëzgjatjen e qëndrimit në spital apo trajtimin mjekësor që po merr.




Leave a Reply